zoom

Sport

Galliani po planifikon t’i rrëmbejë Milanit dy futbollistë të rëndësishëm

Monza për herë të parë në histori do të marr pjesë në Serie A dhe drejtori Adriano Galliani ka nisur të mendoj për ekipin e sezonit të ardhshëm për të qenë kometitiv.

Ish-drejtori i Milanit dëshiron të rrëmbej nga kuqezinjtë Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez së fundmi u operua në gju pas gjashtë muajsh vuajtjeje dhe mund të rikthehet në fushë në dhejtor, megjithatë Galliani e do te Monza e tij.

“Ibra duhet të shërohet, më pas të shohim. Ne, megjithatë, duke e pasur Milanin në zemër, nuk do ta bëjmë kurrë një tentim me Ibran pa e pasur një OK nga ta”, deklaroi Galliani në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”.

Gjithashtu, thuhet se Monza do edhe mesfushorin brazilian të Milanit, Junior Messias, si dhe sulmuesin e Torinos, Andrea Bellotti.

Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi ka thënë se me Monzan do të synoj të fitoj titullin kampion në Itali dhe më pas të luajë në Champions League. /zoom.al/