zoom

Aktualitet

Tritol “Audit” në Kamëz, shpërthim i fortë

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në Bulevardin Blu në Kamëz.

Mësohet se i është vendosur tritoli një automjeti tip “Audi Q7” të parkuar. Paraprakisht bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale dhe janë thyer xhamat e jashtëm të një dyqani pranë.

Pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët./ Zoom.al

Postime të lidhura