zoom

Aktualitet

“Babai më dhunoi dhe në sy të policëve”! Flet nusja që u filmua duke tradhtuar të shoqin

Një dëshmi tronditëse vjen nga nusja e re në Librazhd, e cila u filmua me një djalë në krevatin e saj martesor, teksa burri ishte emigrant në Gjermani. Në një rrëfim për “Me zemër të hapur” në News24 të Evis Ahmetit, nusja tha se babai e ka dhunuar, madje edhe në sy të policëve.

Si i ke marredheniet me babain?
Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai vazhdon dhe nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau në portale?
Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.

Pse duhej ky diskriminim?

Zoti e pastë me ta

Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?

Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babanë dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.