Aplikacion
Mësohet se në njërën prej automjeteve udhëtonin pjesëtarët e një familjeje, të cilët janë plagosur për shkak se makina e tyre u kthye përmbys. Dy prej tre të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, pasi gjendja e tij paraqitet më e rënduar.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.