zoom

Aktualitet

Detajet nga tragjedia në Fushë Arrëz/ Vajza po bënte dush, motra dhe mamaja shkuan për ndihmë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në familjen Kola në Fushë Arrëz. Nëna bashkë me dy vajzat humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Policia tregon se rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.