Aplikacion
Armand Duka ka uruar bardheblutë përmes llogarisë së tij në “Facebook”, duke shpresuar që kampionët e Shqipërisë të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare këtë verë.
“Urimet më të mira KF Tiranës! Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura. Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës.
Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion. Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon”, uron Armand Duka. /zoom.al/
Berisha: Rama po i dërgon “Pojën” Erion Velisë në burgun e Durrësit për t’i bërë presion