zoom

Slider

Verdiktet e Superiores, Tirana kampione, zbuloni kush shkon në Europë

Abissnet Superiore ul siparin e sezonit 2021-2022. Në epilog të javës së 36, Tirana u shpall kampione e Shqipërisë.

Laçi i Duros, nënkampion, në podium ngjitet edhe Partizani, që siguroi një biletë europiane.

Në vendin e katërt u rendit Kukësi, ndërsa Vllaznia e pesta. Më pas Teuta dhe Kastrioti, që siguroi mbijetesën.

Ekipi i Longos u pozicionua i katërti, në rast se Laçi triumfon në finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, në Europë shkon Kukësi, në rast të kundër është Vllaznia që siguron biletën për në Europë nëpërmjet Kupës.

Për sa i përket fundit të renditjes, Skënderbeu dhe Dinamo janë 2 skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në sfidën “play-out”, Egnatia do të pres Korabin. /zoom.al/

Të gjitha rezultatet:

TIRANA-KUKËSI 2-3

LAÇI-PARTIZANI 2-3

EGNATIA-DINAMO 1-1

SKËNDERBEU-TEUTA 0-0

KASTRIOTI-VLLAZNIA 1-3