Aplikacion
Mediat turke raportojnë se miliarderi turk u arratis nëpërmjet Shqipërisë. Është pohuar se Faruk Fatih Özer, themeluesi i kripto-shkëmbimit të parave Thodex, shkoi jashtë vendit nga Aeroporti i Stambollit me rreth 2 miliardë dollarë (pasuri kripto) duke mbyllur sistemet e internetit për 24 vitet e fundit.
Pas ankesave penale të shumë njerëzve, Kryeprokurori Publik Anadoll i Stambollit nisi një hetim. Ndërkohë, u mësua që Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, të Martën, 20 Prill në orën 19.50. Fotoja e Faruk Fatih Özer u zbulua ndërsa ai po largohej nga Aeroporti i Stambollit.
Sipas lajmeve, u deklarua se afërsisht 391 mijë investitorë ranë pre e mashtrimit. Thuhet se Ozer më pas ka shkuar në Tajlandë, por ende nuk dihet vend ndodhja e tij e saktë.
Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turkë kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin