zoom

Të gjitha

“Ku shkon pa c*ca”/ Gruaja e Ledri Vulës e ka një përgjigje për të gjithë ndjekëset

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Por duket se Sara ka vendosur që t’i marrë me sportivitet fjalët jo aq të bukura që i lënë nëpër komente apo i shkruajnë në privat. Por gjithashtu herë pas here i bën publike edhe për ndjekësit e tjerë.

E kështu ka bërë së fundmi ku u ka treguar ndjekësve një mesazh që dikush i ka shkruar. Hoxha ka postuar një foto në “Instastory “dhe një person mendon se gjoksi i Sarës është i vogël.

“Ku shkon pa c*ca”- shkruan ai, teksa Sara ka shkruar me ironi: “Hë pra ku?”. Ndërkohë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se ndodhet me pushime së bashku me Ledrin dhe vajzën e tyre.

Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Lidhja e tyre u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të vitit 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar./L.K

/Zoom.al