Aplikacion
Me gjithë gjasat raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj. Balla tha se maxhoranca do të respektojë afatin maksimal.
Përtej faktit se kur do të vendoset data, vëmendja do të jetë më së shumti te debati politik mes maxhorancës dhe opozitës sa i përket ecurisë së negociatave të mundshme mes palëve. Opozita ka fajësuar maxhorancës se është tërhequr nga marrëveshja e arritur për presidentin konsensual. Në raundin e katërt me shumë gjasë do të kemi një president të Republikës të zgjedhur nga maxhoranca.
Edhe në raundin e dytë, sipas marrëveshjes opozita ka të drejtë të propozojë kandidatin për President, por sikundër ka paralajmëruar edhe kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nëse edhe ky raund do të digjet, atëherë do të jetë maxhoranca që do të zgjedhë kreun e ri të shtetit.
Megjithëse java nisi me një pakt mes maxhorancë dhe opozitës që i jepte kësaj të fundit të drejtën që të propozojë kandidatë në raundin e dytë dhe të tretë, konsensusi zgjati më pak se 48 orë.
Shqiptarët po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, ia kalon Italisë dhe Gjermanisë për importet