Të paktën 8 ukrainas janë rreshtuar dhe vrarë nga trupat rusë në Bucha, në periferi të Kievit, më 4 mars 2022, pas një video të publikuar nga NYT.
Burrat që u ekzekutuan ishin bashkëshortë, baballarë, punonjës fabrikash e marketesh. Investigimi nga NYT, përfshin dëshmi dhe prova që mbështesin akuzat për krime lufte.
Video tregon 8 burrat që shoqërohen nga dy ushtarë rusë, teksa ecin në rresht të përkulur.
Ndërkohë ngjarjet e ndodhura në Bucha, janë quajtur masakra, ku civilët ukrainas u vranë e nuk u varrosën, e të gjallët u detyruan të jetonin me to.