zoom

Aktualitet

Atentat të riut në Durrës, zbulohet emri i viktimës

Sukthi është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se pas mbërritjes në spital, shtetasi Arben Maneci ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se viktima ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit, për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.