zoom

Të gjitha

“Ai po më shtrëngonte qafën”/ Amber Heard: Depp është abuzues dhe xheloz

Aktorja Amber Heard rifilloi dëshminë e saj pas një pushimi njëjavor në gjyqin e padisë për shpifje të ngritur nga ish-bashkëshorti i saj, aktori Johnny Depp.

Në dëshmin e saj, Heard tha se kishte frikë se ish-bashkëshorti i saj Depp do ta vriste aksidentalisht gjatë një sulmi të supozuar në muajin e tyre të mjaltit. Duke dëshmuar në një çështje shpifjeje që Depp ka ngritur kundër saj, 36-vjeçarja ka përshkruar aktorin si një abuzues i rrënuar nga varësia nga droga, xhelozia dhe vetëlëndimi.

Heard e përlotur u tha juristëve se ajo besonte se ka të ngjarë “se nuk do të mbijetonte” nëse do të vazhdonte të ishte e martuar me aktorin 58 vjeç. “Isha aq e frikësuar sa do të përfundonte shumë keq për mua. Unë me të vërtetë nuk doja ta lija. E doja shumë”, tha ajo.

Heard ka akuzuar Depp për raste të përsëritura të abuzimit fizik. Ajo pretendon se ai e sulmoi atë ndërsa ishte në trenin Orient Express në Azi, pas dasmës së tyre në shkurt 2015, duke pretenduar se ai e kapi për fyti ndërsa ishte në dhomën e tyre të gjumit. “Ai po më shtrëngonte qafën në makinën hekurudhore për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

Në një rast tjetër, Heard përshkroi një “javë ferri” pasi Depp dyshohet se u bë xheloz pasi asaj iu ofrua një rol me James Franco. Ajo pretendoi se ai e goditi me grusht dhe e hodhi në mobilie. Marrja në pyetje nga avokatët e Depp pritet të fillojë më vonë gjatë ditës.

Gjatë debateve të tyre gjithnjë e më të shpeshta, Heard pohoi se Depp shpesh dëmtonte vetën. “Në përleshje ai shpesh priste krahët ose mbante thikën në gjoks ose nxirrte gjak, në fillim. Ai i fiku vetës edhe cigare në trup”, tha ajo. Megjithatë, avokatët e tij kanë thënë se artikujt kundër tij dhe gyqi  e kanë dëmtuar reputacionin dhe karrierën e tij.