Aplikacion
Blutë kaluan të parët në avantazh me Demirin, por skuadra e Longos arriti të përmbyste gjithçka.
Fllimisht me Lulajn dhe më pas me Ndrecën që shënoi golin e rezultatin final 2-1.
Kukësi arrin kështu të ngjitet në zonën europiane të renditjes, me fitoren që e katapulton në vendin e 4-të, ndërsa me këtë humbje Dinamo zbriti në Kategorinë e Parë.
Fiton edhe Partizani, që mposhti me rezultatin 1-0 Egnatina me gol të Rrapajt në transfertë dhe mban vendin e tretë në renditje.
Zhgënjen Vllaznia që u mposht nga Tirana kampione me shifrat 3-1 në “Selman Stërmasi”.
Të katër golat i realizuan bardheblutë: 7′ Seferi, 39′ Totre, 49′ Xhixha ndërsa Zhivanaj shkaktoi autogol në minutën e 23’.
Laçi mposhti me përmbysje 3-1 Skënderbeun në Korçë, ndërsa Teuta mundi 1-0 Kastriotin me gol të Hebajt dhe mban gjallë shpresën për në Europë. /zoom.al/
Deputetët e opozitës u marrin kartat e votimit socialistëve, Spiropali shtyn seancën