Aplikacion
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e lënë në burg ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit të akuzuar për afera me inceneratorët.
Ish-deputeti Bllako ankimoi në Apel masën e sigurisë, duke kërkuar hetimin i lirë. Ai u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe shpërdorim detyre e korrupsion.
Gjatë seancës, avokati i ish-deputetit këmbënguli për një masë më të lehtë sigurie, pasi Bllako nuk kishte mundësi të ndërhynte te provat. Por gjykatësja Ilirjana Olldashi e la atë nën masën e arrestit me burg.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta