zoom

Politikë

Presidenti i ri në Shqipëri, OSBE: Duhet proces gjithëpërfshirës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar në lidhje me negociatat për presidentin e ri në Shqipëri.

Nëpërmjet në postimi në Facebook, OSBE përshëndet procesin gjithëpërfshirës që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e OSBE në Facebook.

Postime të lidhura