Në urimin e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për skuadrën e Tiranës vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit.
Gjithashtu, presidenti Infantino falënderon edhe presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit vendas dhe në Europë.
Më poshtë edhe letra e plotë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dërguar kreut të FSHF-së, Armand Duka.
“I dashur President,
Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.
Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.
Pres të shihemi së shpejti,
Juaji sinqerisht,
Gianni Infantino
/zoom.al/