Aplikacion
Në Kosovë raportojnë për negociata të kreut të pankinës së Tiranës me klubin e Gjilanit. Madje, vetë Shehi ka pohuar për “Koha.net” se ka pasur kontakte me Gjilanin, por shton se do të vendosë për të ardhmen e tij pasi të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin Refik Halili në fund të sezonit.
“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e ndjek. Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën.
Unë jam ende zyrtarisht trajner i Tiranës dhe deri në përfundim të kontratës nuk është etike të bisedoj me klube të tjera. Pas mbylljes së bisedimeve me presidentin e Tiranës, Refik Halilin, pastaj do të shohim për opsionet e tjera”, ka thënë Orges Shehi. /zoom.al/