zoom

Politikë

Miratohet data 16 Maj për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit

Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme është vendosur që data për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të jetë 16 Maj, ora 17:00.

Ky vendim është miratuar nga votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në votim.

Afati i dorëzimit të kandidaturave do të jetë data 15 Maj.

Sipas Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidencial, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj.

Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota.

Mazhoranca e opozita janë ende larg gjetjes së një kompromisi për kriteret e presidentit, duke mos u përfshirë ende në gjetjen e një kandidati konsensual./Zoom.al