Aplikacion
Monarkja i ka dhënë qasje BBC-së në qindra filmime të xhiruara nga ajo, prindërit dhe bashkëshorti tashmë i ndjerë Princi Filip, si pjesë e festimeve për shënimin e jubileut të saj të 70-të në fron. Videot paraqesin jetën e mbretëreshës që kur ishte foshnje deri tek ceremonia e kurorëzimit të saj në vitin 1953.
Një klip paraqet vizita e parë e Filipit në kështjellën “Balmoral” në Skoci më 1946, para se fejesa e tij me Elizabetën të bëhej publike. Klipi paraqet princeshën Elizabetë duke e treguar unazën e fejesës në kamera.
Philipi dhe Elizabeta u martuan në nëntorin e 1947-ës dhe ishin të martuar për 73 vjet, Simon Young, redaktor i përmbajtjeve programore të fushës së historisë në BBC, tha se i gjithë ekipi prapa realizimit të dokumentarit është ndier i nderuar që u është dhënë mundësia të kenë qasje në koleksionin personal të filmimeve të mbretëreshës.
“Elizabeth: The Unseen Queen” do të transmetohet në Britani të Madhe më 29 maj, në javën e festimit nacional për shënimin e 70-vjetorit të mbretëreshës në fron./L.K
/Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë