zoom

Aktualitet

Vëtëvarja e 31-vjeçarit në Komisariat, nis protesta e heshtur në disa qytete

Protesta e heshtur e thirrur ditën e djeshme nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka nisur përpara komisariateve në disa rrethe të vendit si dhe në kryeqytet përpara Kryeministrisë.

Qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë homazhi pas vdekjes së 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës.

Protesta zhvillohet në Shkodër, në Durrës, në Elbasan, në Korçë, në Lezhë dhe në qytete të tjera.

Mes protestuesve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të Komisionit të Rithimelimit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është që nesër në të gjithë Shqipërinë, me organizimin e Partisë Demokratike do të ketë një protestë të heshtuar përpara të gjithë komisariateve në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një i ri u gjet i vdekur për fat të keq në qelinë e Komisariatit të Kavajës dhe pavarësisht se cili është fakti dhe vërteta që do të dalë nga hetimi i mëvonshëm, ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri, Policinë e Shtetit dhe nuk është akti i vetëm. Për këtë arsye, edhe njëherë theksoj, nesër në orën 8 përpara gjithë komisariateve në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ndërsa në Tiranë nesër në ora 8 para kryeministrisë do të ketë një protestë të heshtur. Do të dilet dhe do të ndizen qirinj para këtyre institucioneve që ju thashë“, tha ditën e djeshme Paloka./Zoom.al