Aplikacion
Uniformat blu bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Mësohet se vrasja është kryer me thikë, në afërsi të shkollës Harry Fultz, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë