zoom

Të gjitha

“Mafia shqiptare po e ha të gjallë Romën”/ La Repubblica: Elsa Lila, shërbëtore e bandave

Veprimtaria e mafies shqiptare po tërheq vëmendjen e mediave europiane. Kjo jo vetëm për shtirjen e aktivitetit të tyre por edhe për brutalitetin që ushtrojnë. Gazeta italiane, La Repubblica, në një reportazh të gjatë, thekson se mafia shqiptare po e ha të gjallë Romën, ku pjesë e saj përmendet edhe rasti i këngëtares Elsa Lila.

Shkrimi i gazetës La Repubblica

“Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët e mbledhura bisht apo të lëshuara në një mane të gjatë, ishin përjetësuar teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo.

Po, sepse ajo, fëmija gjeni e këngës shqiptare, ndodhi që në vitin 2003 të debutonte në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë.

Elsa arrestohet pasi mbante “bankomatin” dhe mbi të gjitha kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.

Elsa funksionon edhe si një këshilltare. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”.

Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, megjithëse mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme: “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.

Por në fund, pikërisht celularët hapen dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Ata kishin një shtëpi në Torreveçhia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin takimet e tyre.

Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit bardhi, një peshë e rëndë. Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, në dokumentet e hetimit cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, shkruan Panorama. Në fund të fundit, Titi është një lavdi i vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura