zoom

Të gjitha

“Tdu”, klipi veror i Ledri Vulës dhe Kidës që po bën namin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Ledri Vula, kënga e të cilëve mban titullin “Tdu”. Me një klip veror e paraqitje të mahnitshme, artistët duket se kanë sjell hitin e verës. Muzika dhe producimi u bë në studion e SBS Entertainmennt nën përkujdesjen e Çelik Lipës.

Videoja ndërkaq iu besua “Sekuencë” dhe besohet që do pritet mirë edhe nga publiku. Menjëherë pas publikimit, projekti mori reagime të shumta pozitive./L.K

/Zoom.al