zoom

Slider

VIDEO | Skandal. Te Tirana nuk mban më, Seferi shan arbitrin, tifozët e gjuajnë me shishe

Ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Teutës, që përfundoi 1-1, u mbyll mes tensionit dhe shumë polemikave.

Futbollistët bardheblu protestuar për vendimet e gjyqtarit Laver Alla, i cili i tregoi kartonin e kuq sulmuesit Xhixha në shtesë.

Ky vendim tërboi edhe tifozët, që në fund të lojës nuk i kursyen sharjet në kor, ndërsa hodhën me breshëri shishe uji në drejtim të gjyqtarit.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë për të mbajtur larg lojtarë si Bekaj e Totre teksa më pas ishte drejtori sportiv Tefik Osmani ai që largoi vetë futbollistët.

Kjo ditë pritej të ishte festa e titullit, por rezultoi vetëm një spektakël i shëmtuar. /zoom.al/