Aplikacion
“235 Days: This Day”, vazhdimi i “365 Days” që u bë kryefjalë në vitin 2020, është sërish në qendër të vëmendjes së fundmi, por sigurisht që jo për mirë. Nëse ju kujtohet (ose nuk e keni parë filmin e parë), bëhet fjalë për një mafioz, Massimo (Michele Morrone) që rrëmben një vajzë, Laura (Anna-Maria Siekluck) dhe i jep 365 ditë kohë që të dashurohet me të.
Pasi pjesa e parë trajtoi në mënyrën më të tmerrshme të mundshme sindromën e Stokholmit, pjesa e dytë përqendrohet te jeta në rrezik e Laurës për shkak të armiqve të Massimo-s dhe një burri misterioz që dëshiron Laurën.
75% skena seksi. 20% video muzikore dhe 5% histori. E keqja e vetme është se nëse ia sugjeroni dikujt, mund të duket si ftesë e hapur për seks, por punë e madhe./L.K
/Zoom.al