“Jam këtu për të paraqitur zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill. Ata që kujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para, vota e lirë ishte premtim i më solem që iu bë demokratëve shqiptarë. Në fillim dhe në mënmyrë të përsëritur theksove para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë ndërkohë Edi Rama për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria, ne do ta rikthejmë atë. Ky ishte zotimi im solem. Nga ato ditë gjeri sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë. Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhje n cdo seksion grup seksin , degë dhe së fundmi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet në forumin më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar i PD-së. Në gjithë procesin ka pasur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejhtë numërimi i tyre dhe nuk kishte asnjë presion qoftyë më të voglin për të votuar në këtë apo atë mënyrë” tha Sali Berisha.
Aplikacion