Aplikacion
Bardheblutë kanë pësuar dy humbje radhazi në këtë sezon dhe diçka e tillë është e pakonceptueshme për hierarkinë dhe stafin tekink.
TEUTA – “Duhet të futemi në fushë për t’u rikthyer te fitorja. Nuk duhet të ngarkohemi shumë nga ana emocionale, duhet të fokusohemi te 90’. Do të përballemi me një kundërshtar që ka bërë mirë javët e fundit”.
ECURIA DHE IMPENJIMI – “Gjendja tani i shqetëson edhe gjërat e mira që mund të kemi bërë. Ka shumë lojtarë që kanë oferta dhe kjo ndikon. Distanca e pikëve mund të ulë pak karikimin. Dua që nesër të mos shoh fytyra të relaksuara, por fytyra me uri për t’u rikthehemi te fitorja, sepse për ne në këtë kampionat është hera e parë që pësojmë dy humbje radhazi. Kur humbet përqendrimin është e vështirë që momente të caktuara të jesh në vlerësimin e duhur të situatave. Skuadrës i kam kërkuar vlerësim, impenjim maksimal te sfida e nesërme për tu rikthyer te fitorja”.
MUNGESAT DHE DËMTIMET – “Nuk jemi të plotë, na mungon Devid De Silva për shkak të dëmtimit që pësoi në Laç. Xhixha nuk është ende në 100% e tij, në ndeshjen e fundit nuk e kishim as në 18-she për të mos e rrezikuar, nesër do të shohim gjendjen e tij”.
KURORËZIMI KAMPION KUNDËR KAMPIONËVE NË FUQI – “Do të ishte diçka e bukur ta siguronim titullin përballë skuadrës kampione. Me një fitore tonën, automatikisht kampiona do të ishim ne. Kjo situatë na ka ndikuar të ulim marshin dhe ritmin”. /zoom.al/