Aplikacion
Ky ishte titulli i dhjetë në histori për skuadrën bardheblu dhe që kthehet pas 28 vitesh te Tirana (hera e fundit viti 1994).
Këtë sezon bardheblutë e dominuan kampionatin dhe e merituan këtë trofe, i dyti pas Kupës së Shqipërisë, fituar dy muaj më parë.
Bardheblutë e trajnerit Sako fituan sot 3-2 ndaj Erzenit në finalen e katërt play off, ndeshje e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.
Në total, Tirana fitoi 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve shijakas. Gjithsesi, finalja e sotme, që zgjati dy orë, ishte tejet dramatike, me emocione e rivalitet deri në pikën e fundit.
Tirana vuan, por arrin t’i fitojë dy setet e para me rezultatin e njëjtë 25-23, sete ku gjithçka ishte e ekuilibruar deri në pikët e fundit.
Erzeni nuk dorëzohet dhe rihap ndeshjen, duke fituar 25 21 setin e dytë. Më pas, shijakasit rikthejnë ekuilibrat në parket, duke fituar edhe setin e katërt 25-15.
Barazim 2-2 dhe gjithçka vendoset në setin final, ku sërish gjithçka është e ekuilibruar e rezultati barazohet në çdo pikë.
Bardheblutë kanë një epërsi të lehtë në fund, ku fitojnë 15-13 e krejt takimin 3-2, duke nisur festën në fushën e kundërshtarëve të tyre. /zoom.al/
Meshkuj-Finale play off
Nd.1, Tirana – Erzeni, 3-0
Nd.2, Erzeni – Tirana, 1-3
Nd.3, Tirana – Erzeni, 1-3
Nd.4, Erzeni – Tirana, 2-3
*Tirana fitoi 3-1 me ndeshje