zoom

Politikë

Berisha mbërrin në Pallatin e Kongreseve. Shoqërohet nga bashkëshortja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet sot Kuvendi i PD-së, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Berisha shoqerohet nga bashkeshortja.

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. /Zoom.al