zoom

Të gjitha

“The Late Late Show”  po i vjen fundi

Emisionit mjaft të dashur jo vetëm për publikun amerikan “The Late Late Show”  duket se po i vjen fundi . Pavarsisht përpjekjeve dëshpëruese të drejtuesve  të televizionit CBS për ta bindur gazetarin James Cordon të qëndrojë ,ai e ka vendosur të largohet.Ai ka nënshkruar kontratën e tij edhe për një sezon tjetër që do të zgjasë deri në parnverë të vitit 2023.

43-vjeçari dhe gruaja e tij po mendojnë për një kthim në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me tre fëmijët e tyre.

‘James dhe Jules nuk kanë patur shumë kohë për të parë familjet e tyre në MB gjatë viteve të fundit për shkak të orarit të tij të punës.’- thotë një burim për gazetën britanike ‘The Sun ‘ .

“Ata të dy duan të shohin më shumë prindërit e tyre dhe po mendojnë një kthim të përhershëm pas disa vitesh.” –vijon më tej burimi .

Duke zbuluar vetë  lajmin gjatë emisionit, ai tha se ishte një privilegj për të që e kanë ndjekur  shikues nga e gjitha bota./L.K

/Zoom.al