zoom

Aktualitet

Rama tregon çfarë diskutoi me zyrtaren e lartë të DASH-it

Pas takimit me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, Kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar për çfarë diskutuan.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se më zyrtaren e lartë të DASH, u bisedua përsa i përrket ecurisë së reformave, forcimit të drejtësisë, investimet në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen që SHBA i japin Ballkanit të Hapur.

Rama shton se konsideratat e zyrtares së lartë të DASH rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfrie. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse“, shkruan Rama në Facebook./Zoom.al