zoom

Politikë

Alibeaj pas takimit me Donfried: Mora mbështetjen e saj për një opozitë pro-amerikane

Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë ëpr mediet pas takimit me zyrtaren amerikane Karen Donfried.

Alibeaj: Një takim miqësor së bashku me kolegët e mi dhe ekipin e saj. Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur siç është ajo e demokracisë, çështje që lidhen me zgjedhjet, krimit të organizuar. Diskutuam dhe për çështje që lidhen me shtetin e së drejtës që është një nevojë emergjente e Shqipërisë. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës ndaj korrupsionit. I shpreh vendosmërinë tonë për të çuar përpara këto sfida. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe në këtë marrëdhënie të posaçme që SHBA ka me PD, sigurisht në situatën e vështirë. Mora mbështetjen e zonjës për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro-amerikane e cila sheh nga e ardhmja.