Aplikacion
Gjatë konferencës së sotme në Tiranë komisionerin Oliver Várhelyi u pyet nëse po tallet me Shqipërinë, nisur nga fakti që komisioni rekomandon çeljen e negociatave dhe Këshilli e bllokon?
Varhelyi: Ka të bëjë me mënyrën se si do ndryshojmë realitetin në terren dhe si do integrojmë Shqipërinë në mënyrë efikase në BE. Do të shkoj në Sofie e Shkup çdo ditë nëse është e mundur, duhet ta mbyllim këtë punë tani!
-Pyetje: Ju përsëritët vetveten me deklaratat e mëparshme, a mendoni se si përfaqësues i komisionit evropian, shqiptarët duhet të ndihen të tallur nga KE? Pas qershorit a do ta mirëprisnit që të ndahemi nga Maqedonia e Veriut dhe a ka BE një plan për Kosovën?
Varhelyi: Po është pyetje e fortë kjo por është situatë serioze. Në rast se do doja t’ju pyesja me të njëjtin ton, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Është fjalë e fortë për një komisioner, ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe kur përmbushen ato kritere ndodh, vendimin e kanë shtetet anëtare jo ne, kjo është arsyeja që unë po bëj këtë tur.
Siguria e BE po komprometohet, prandaj na duhet ta bëjmë këtë gjë tani dhe besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje. Shpresojmë që puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të fillojë.