Aplikacion
Ai tregoi bisedën me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhen, të ardhur pas një sërë gjobash në adresë të biznesit të tij. Deri në momentin që nuk ishte parë preferenca e tij politike, sipas Manes, nga ana e Gonxhes i ishte dhënë të drejtë për shqetësimin dhe i ishte ofruar ndihmë. Më pas i është bërë bllok. Sipërmarrësi tha se do të kërkojë azil politik.
“Fillimisht i jam drejtuar drejtorisë përkatëse. Pasi nuk gjeta zgjidhje atje, atëherë iu drejtova personit që mbron kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.
Pas këtij takimi, diku rreth muajit qershor kur filloi të lirohej disi sektori i turizmit, unë marr çdo të shtunë gjoba nga autoritetet rrugore. Duke iu thënë herë pas here pse marr këto gjoba, duke qenë se është një ligj i rrëzuar, e vetmja gjë që më kanë thënë drejtohu gjykatës.
Gjykata zgjat 1-2-3 muaj dhe unë duhet të qëndroj pa punë deri sa gjykata të japë vendimin. E njëjta situatë më ndodhi të shtunën në 9 të mëngjesit. Marr një sms nga shoferi dhe thotë se më ka ndaluar policia dhe më kanë kërkuar çdo dokument dhe ua kam dhënë. Pas 2 orësh e kanë ndaluar sërish për një dokument tjetër. Dhe më pas për të tretën herë. Polici rrugor i thotë vetë se ky nen nuk ekziston më sepse kjo licencë nuk jepet më. Personi që jepte urdhrat i thoshte më dërgo foton e printuar tani në çast. Me qetësi i them policit dërgoja. Deri këtu e lashë për t’u marrë vetë me këtë çështje.
Ky është z. Blendi Gonxhe, që e përshëndes. Ky është numri i telefonit. Ja biseda me të. Neni 86/6 nuk ekziston.
Pas bisedës së gjatë me personin që mbaja shpresë se do gjeja zgjidhje dhe që ma dha të drejtë deri në orën 9:24, më vjen kjo foto personale në ‘Facebook’-un tim personal ku unë kam vendosur një foto dhe një thënie të Kryemadhit.
Dhe nën foto Gonxhe më shkruan, ‘asgjë nëse sipas teje uni i bie të jem ndonjë gjethe e kalbur’.
I them po ç’lidhje ka kjo me ju, njësoj se i kam shkruar Blendi Gonxhes jo Nasip Naços apo Lefter Kokës, të cilët kanë qenë gjethe të LSI.
Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar.
Pas këtyre gjërave fillojnë të vijnë në formë të qeshure, informacionet për të gjithë familjen time nga patronazhistët.
Tek të dhënat e babait është numri i telefonit tim. Patronazhisti Erando Pengili.
Fotoja që kisha vënë në ‘Facebook’ ishte e para 2-3 muajve, ndërsa screen shot, thoshte para 2 orësh, që do të thotë ishte bërë më herët.
Pasi nuk mora përgjigje, iu drejtova presidentit. Do kërkoj dhe mbështetjen e ambasadorëve për të marrë azil politik. Jam i rrënuar gjatë gjithë kohës për gjëra që nuk më takojnë. Nëse unë dua të postoj një foto të kryeministrit është e drejta ime, po ashtu dhe të Presidentit dhe të çdo njeriu në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi biznesmeni.