zoom

Të gjitha

Rikthehet Stresi , reperi sjell projektin e ri muzikor

 Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Paranoia” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip në bashkëpunim me Niku Bossin. Për producimin është përkujdesur Teo Tzimas.Videoja është drejtuar nga Jim Georgantis dhe u realizua në Greqi.

Përveç platformës YouTube, kënga gjendet edhe në iTunes dhe Spotify. Besohet që projekti do të pëlqehet nga publiku dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive./L.K

/Zoom.al