zoom

Të gjitha

Julian Deda: Top Channel na zboi me sjellen e tij nga Portokallia

Julian Deda shpesh ka folur për “Portokallinë”  ku ka treguar se ka qenë ndoshta vendi i vetëm ku ka punuar dhe ka pasur “bërryla”. I ftuar në D-Night Juli tha se 90% të rasteve ku ai ka punuar nuk ka pasur një gjë të tillë, pasi secili pjesëtar në skuadrën e tij ka parë gjithmonë punën e vet.

“Në profesionin tonë nuk lejohet të sëmuresh e të kesh halle, nuk lejohet të kesh probleme d.m.th. në thonjëza e gjitha kjo sepse edhe ne kemi probleme, halle dhe shqetësime, por tani dalim të bërrylat. Ne jemi komunitet shumë i vogël të them të drejtën në raport me komunitetet e tjera. Ka shumë juristë, ka shumë ekonomistë, ka shumë sportistë, por ka shumë pak artistë në këtë vend. Më vjen nganjëherë keq se nuk jemi bërë të gjithë bashkë për t’ia arritur një qëllimi të përbashkët dhe kjo do të thotë që ne me njëri-tjetrin nuk jemi në atë marrëdhënie që duhet të kishim, pra nuk funksionojmë si një trup i vetëm. E kemi parë në rastin e teatrit ku u shkalafitëm të tërë, ose jo u shkalafitëm por u shkalafitën sepse unë nuk u shkalafita. U shkalafit si kauzë sepse disa u blenë e disa u shitën dhe disa u pozicionuan mirë e disa gabim, disa nuk dinin se çfarë kërkonin e disa dinin e kështu me radhë. Nëse do të ishim bashkë të gjithë, teatri nuk do të shembej sot e kësaj dite.

Kjo nuk është hera e parë që aktori bën të tilla deklarata të forta për spektaklin e humorit. Kohë më parë ai ka thënë se nuk u larguan nga ‘Portokalli’, por i përzuri regjisori Altin Basha me të cilin Juli duket se nuk ka aspak raporte të mira.

“Ne nuk u larguam nga ‘Portokallia’, neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapriçot e regjisorit, Altin Basha ato që çuan në largim.”– ka deklaruar aktori. Pas largimit nga ‘Portokalli’ Juliani u bë pjesë e ‘Apartamenti 2XL’ e tanimë është në ‘Klanifornia’./L.K

/Zoom.al