zoom

Aktualitet

Shpërthim tritoli në Durrës, policia në vendngjarje

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Katund i Ri dhe tritoli mësohet se ka shpërthyer në derën e jashtme të një dyqani.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

 

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.