zoom

Aktualitet

Moti i keq, trageti i ardhur nga Brindisi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës

Moti i keq ka përfshirë bregdetin e vendit sot duke krijuar vështirësi në ankorimin e trageteve dhe vonesa të tyre. Bëhet me dije se trageti i ardhur nga Italia nuk ankorohet dot në Vlorë, në bord janë 77 pasagjerë. Probleme janë paraqitur edhe në Durrës ku Autoriteti Portual ka njoftuar  se , trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.

Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:

– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;

 

 

– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi i plote

Për arsye të motit të paqendrueshëm, trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme(dt.23.4.2022). Për rrjedhojë, po ky traget(Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit(Itali).

Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:

– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;

– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.