zoom

Slider

Masakër, futbollisti i Genoa me tre shokë përdhunoi në grup studenten 22-vjeçare

Futbollisti i Genoa, Manolo Portanova, akuzohet për përdhunimin e një studente 22-vjeçare vitin e kaluar së bashku me tre djem të tjerë.

Manolo Portanova, mesfushori i talentuar i lindur në vitin 2000 nga Genoa, djali i ish-futbollistit Daniele, një mbrojtës romak dhe një tifoz i madh i Lazios, është në një fazë jashtëzakonisht delikate të jetës dhe karrierës së tij futbollistike.

Krahas situatës problematike të renditjes së Genoa që rrezikon rënien në kategorinë B, për 22-vjeçarin me të shkuar në sektorët e të rinjve të Lazios dhe Juventusit (edhe 3 paraqitje në Serie A me “Zonjën” për të), tani hapet një faqe e zymtë.

Portanova Junior në fakt, si i pandehur, akuzohet së bashku me tre djem të tjerë për veprën e rëndë të dhunës seksuale në grup, përdhunim, një krim që dënohet nga 8 deri në 14 vjet.

Prokurori Sienez Nicola Marini kërkoi të gjykonte Manolo Portanova, vëllain e tij William, tani tetëmbëdhjetë vjeç dhe i mitur në atë kohë, kushëririn e tij Alessio Langella, 24 vjeç dhe mikun e tij Alessandro Cappiello, 25 vjeç.

Nata e përdhunimit ishte ajo e 30 majit të vitit të kaluar, kur një studente nga Siena thuajse në të njëjtën moshë me mesfushorin e Genova, akuzoi grupin se e përdhunuan në një apartament në qytetin e Sieneës dhe brenda bandës së përdhunuesve kishte edhe një të mitur.

Faza e gjykimit është ende në fillimet e saj, por Gabriele Bordoni, avokati mbrojtës i Manolo Portanova u kufizua duke thënë se: “E vërteta dhe përgjegjësia do të konstatohen në gjyq”.

Seanca paraprake do të zhvillohet pas përfundimit të kampionatit të Serie A, më 7 qershor.

Nga rrëfimi i studentes dalin detaje rrëqethëse për përdhunimin, nisur nga fakti se në Sienë ajo shkoi vullnetarisht me një shoqe që shkoi në një dhomë tjetër me një djalë dhe e la vetëm me Portanova Jr.

Në atë moment dhuna në grup, me persona të tjerë që hynë në dhomën ku ndodheshin të dy dhe e përdhunuan disa herë, e rrahën dhe siç thotë ajo “kur ndeza dritën pashë para meje tre burra lakuriq”.

Abuzimet e bëra ndaj të resë nga dy-tre persona së bashku, me “Rrahje, ofendime, ishin si kafshë, dhe trupi im ishte si objekt, pavarësisht se u kërkova të ndalonin, ata nuk e bën diçka të tillë. Doja të largohesha, isha copë-copë, pyeta për shoqen time në dhomën tjetër, por të tre më thanë që nuk mund të vinte, se ishte në banjë”.

Një sulm që zgjati rreth 30 minuta, më pas 22-vjeçarja u la e lirë, ajo shkoi në urgjencë ku mjekët që e vizituan i dhanë një pushim prej 40 ditësh për goditjet e shumta të marra në vithet, ijet dhe plagët e thella të pjesët intime. Një masakër.