zoom

Sport

Emiljano Çela tregon çelësin e suksesit të Kastriotit: Objektivi u arrit

Trajneri i Kastrioti, Emiljano Çela është duke jetuar një ëndërr në Superiore me ekipin krutan. Ditën e sotme skuadra e tij mposhti Kukësin 1-0, duke siguruar triumfin e 5-të radhazi në kampionat.

Fitorja – “Ishte një nga ndeshjet më të vështira që unë kam përjetuar në karrierën time si trajner. Një ndeshje që doli nga menaxhimi i lojtarëve dhe i arbitrit. Ishte një gol i anuluar i arbitrit, që na u prish loja. U dhanë lloj lloj faullesh, nga më të pakuptimet. Më mirë ta quante atë gol dhe të na linte të luanim lojën tonë. Nuk na la të luanim, gjatë gjithë kohës na ngadalësoi. Kemi mundur Kukësin në ditën e vetë më të mirë. Jam shumë i lumtur që ne si ekip kemi mësuar të marrim pikë dhe në një ditë jo të mirë”.

Mbijetesa – “Jam shumë i sinqertë kur e them që objektivi jonë është që të arrijmë sa më parë mbijetesën. Nuk synojmë të kapim vende më të larta. Ishte një fazë loje shumë e rëndësishme. Normal që doza emocionale është maksimale. Nuk e kontrollova dot sepse u ngarkova gjatë gjithë kohës. Isha shumë i ngarkuar. Momenti i fundit që dha një fuall në zonë të rrezikshme më acaroi, absolutisht reagimi ishte e pajustifikueshme. Mbijetesa është në varësi të kundërshtarëve. Jemi 37 pikë dhe nuk kemi siguruar akoma asgjë. Egnatia ka pasur ecuri të mirë. Është kundërshtar i fortë dhe cilësor që ne e respektojmë. Edhe ne edhe Egnatia, çdo gjë që kemi marrë e kemi marrë me mund, punë dhe djersë”.

Grupi – “Lojtarët e njohin karakterin tim, jam pasionant dhe gjaknxehtë. Fundja fundja ata nuk kanë çfarë të bëjnë, do të më pranojnë siç jam. Kemi pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi. Do të mbajmë të njëjtin rritëm, hap pas hapi do të vazhdojmë të përmirësohemi, jam në një fazë pune interesante. Unë e kam cilësinë, energjinë dhe i kam lojtarët që të bëjmë lojë të mirë. Kemi edhe grup tjetër cilësor me minutash më të pakët. Është Ajazi, Kodra, Selmani, Sulkja, Jusuf, Hajdaraj, Onanuga, kemi disa lojtarë interesant që janë pjesë e suksesit tonë”, u shpreh Çela.

Related Posts

None found