Aplikacion
Sipas policisë, mbrëmjen e kaluar një automjet “Peugeout” me targa shqiptare u kontrollua me skanim dhe rezultoi se në ulësen e pasme kishte 8 pako me 8.8 kg kokainë.
Ishin autoritetet e Kosovës që zbuluan drogën, por asistencë iu dha edhe nga autoritetet shqiptare.
NJOFTIMI NGA POLICIA E KOSOVËS
Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Më datën 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.
Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.
Pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram.
Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës