zoom

Të gjitha

400 mijë euro dasma e Berluskonit

Silvio Berlusconi më në fundi bëri një dasmë simbolike me deputeten Marta Fascina,  duke veshur kostumin e dhëndrit për të tretën herë, në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro.

Sipas Dailymail.co.uk, çifti nuk ishin zyrtarisht të martuar sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes.

Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij. 32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh. Më herët, manajti i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura