zoom

Lajme

8 trajtime natyrale kundër pickimeve të mushkonjave tek fëmijët

Të rinj, të moshuar apo fëmijë, të gjithë rrezikohemi prej mushkonjave, por fëmijët e vegjël e vuajnë paksa më shumë këtë problem, që mund të kthehet në inflamacion të lëkurës.

Më poshtë renditen disa sugjerime si duhet të veproni në qoftë se fëmijën tuaj e ka pickuar mushkonja:

Uthull molle

Kur ju të vini re shenjën e kafshimit, provoni të aplikoni një sasi të vogël uthulle direkt në vendin e pickimit. Nëse bebja juaj ka shumë kafshime, ju mund të provoni t’i bëni një dush të nxehtë në një vaskë të mbushur me ujë dhe 2 gota e gjysmë me uthull molle.

Aloe Vera

Aloe vera është një tjetër ilaç i shkëlqyer për pickimin e mushkonjave, si dhe shumë probleme të tjera. Ajo jo vetëm që do të ndihmojë për të lehtësuar kruarjet dhe ënjtjet, por gjithashtu do të ndihmojë në shërimin e plagës. Ju mund të përdorni xhel të freskët direkt nga fleta e brendshme e aloes ose lëng organik prej aloe verës.

Sapun i thatë

Një tjetër ilaç për kafshimet ndaj mushkonjave është që të fërkoni një sapun të thatë direkt në vendin e pickimit. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e përkohshëm të kruarjeve. Mos harroni të lani vendin tërësisht pasi kruarjet të zbehen.

Sodë buke dhe ujë

Një tjetër ilaç i thjeshtë për pickimin e mushkonjave është të bëni një pastë të trashë me sode buke dhe ujë. Pastaj aplikojeni këtë pastë në zonën e prekur. Bebja juaj do të ndjejë që ënjtja dhe kruarja do të largohen menjëherë pas kësaj.

Qepë

Përveçse ju bën që të prodhoni lot, një fetë e freskët qepë mund të ndihmojë në uljen e diegies nga një pickim. Thjesht vendosni një fetë të freskët në zonën e prekur për disa minuta derisa kruarja të largohet. Sigurohuni që pas kësaj ju të lani totalisht beben tuaj.

Pastë dhëmbësh

Për lehtësim të shpejtë nga pickimi i mushkonjave, provoni të aplikoni një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve me bazë nenexhiku ose menteje. Lëreni pastën të thahet dhe lejojeni atë në lëkurën e fëmijës tuaj për aq kohë sa dëshironi.

Mjaltë i papërpunuar

Mjalti ka shumë veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo substancë e ëmbël është një zgjedhë e zakonshme në mesin e ilaçeve natyrale në shtëpi. Ka me qindra e qindra vjet në historinë mjekësore që mbështetet përdorimi i tij i përditshëm për sëmundjet e ndryshme dhe kafshimet. Një pikë e vogël mjalt në vendin e pickimit mund të jetë lehtësimi që i duhet fëmijës tuaj.

Limon

Aplikoni një sasi të vogël të lëngut të limonit direkt në vendin e kafshimit. Lëngu i limonit të athët jeshil gjithashtu funksionon mirë. Ju mund të fërkoni lëkurën e brendshme të limonit në vendin e pickuar nëse dëshironi. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen pastër të lëkurës së fëmijës dhe mos infektimit të saj./ Living