zoom

Bota

7 milionë dollarë për kokën e tij/ Izraeli ekzekuton komandantin e lartë të Hezbollah

Një sulm i fundit izraelit në Liban ka qëlluar dhe ka lënë të vdekur një nga komandantët më të lartë të grupit militant Hezbollah.

Bëhet fjalë për Ibrahim Aqil i cili ishte duke mbajtur një takim me anëtarët e njësisë elitare të grupit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacione rreth Aqilit, u cili dyshohet se ishte “anëtari kryesor” i grupit që bombardoi ambasadën amerikane në Bejrut në vitin 1983, duke vrarë kështu 63 persona dhe një marins amerikan.

Deri më tani nga i njëjti sulm raportohen për 8 të vrarë dhe 59 të plagosur nga sulmet izraelite.