zoom

Aktualitet

6 orë në seancë/ Veliaj ofron garanci pasurore për t’u liruar

Prej 6 orësh, vijon seanca me dyer të mbyllura në Apelin e GJKKO-së për masën e sigurisë për Erion Veliajn.

Kryebashkiaku i arrestuar ankimoi masën “Arrest në burg” të vendosur nga GJKKO, duke argumentuar përmes avokatëve se provat nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur atë në qeli.

Gjatë seancës së sotme, 2 avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani ofruan garanci pasurore në këmbim të lirimit të kryebashkiakut, duke arsyetuar se dalja e tij prej qelisë së paraburgimit nuk përbën rrezik për prishjen e provave.

Garanci pasurore është ofruar edhe nga biznesmeni Meriman Palushi, ndërsa mbrojtjen në Apel sot e bënë edhe Shkëlqim Fusha dhe Gentian Sula.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt i akuzuar për korrupsion e pastrim parash dhe prej datës 12 shkurt, ai mbahet në qelinë e paraburgimit në Durrës.

Postime të lidhura