zoom

Stil

6 filma horror të bazuar në histori të vërteta

Lista e mëposhtme me filma horror është shumë më ngjethëse seç mund ta mendoni. Që të gjithë janë bazuar në histori të vërteta!

The Conjuring

Conjuring tregon historinë e Ed dhe Lorraine Warren, të cilët ishin realisht hetues paranormalë. Teksa ka pasur disa gjëra të ndryshuara në film, Lorraine, e cila është ende gjallë, ndërsa burri i saj ka vdekur, thotë se filmi është shumë afër të vërtetës.

The Exorcist

Ka një numër filmash që tregojnë demonë të poseduar, të bazuar në ngjarje të vërteta, por Exorcist është ndër më të arrirët. Ky film bazohet në jetën e vërtetë të një djali të quajtur Roland Doe, i cili zotërohej nga demonët në vitin 1949.

The Hills Have Eyes

Filmi për kanibalë, që banojnë në male të izoluara, të cilët janë rrezatuar nga testimi bërthamor duket një çmenduri. Ndërsa testimi bërthamor pikërisht në atë vend është një trillim, historia është e bazuar në atë të Aleksandrit “leshko”, Bean i cili udhëhoqi një fis prej 48 personash në shekullin e 15-të në Skoci. Bean është thënë se është ekzekutuar për kanibalizmin e më shumë se 1,000 njerëzve.

The Texas Chainsaw Massacre

Texas Chainsaw Massacre, i cili është një film amerikan bazohet  në vrasësin serial Ed Gein. Filmi tregon Leatherface, që vret dhe rrjep viktimat e tij, duke përdorur lëkurën e tyre për të krijuar maskën famëkeqe që ai vesh.

Psycho

Psycho është një film i bazuar në jetën dhe bëmat e Ed Gein. Vrasësi serial është thënë se ka pasur një marrëdhënie të panatyrshme me nënën e tij.

The Shining

Ky është Jack! Në këtë film terrorizues të Stanley Kubrik, aktori Jack Nicholson luan rolin e një babai dhe bashkëshorti, i cili çmendet teksa kalon pushimet dimërore në një hotel të magjepsur, aq sa përndjek gruan dhe djalin e tij. Filmi u publikua në vitin 1980 dhe është bazuar në ngjarjet e romanit, me të njëjtin titull të Stephen King. Shikuesi mbetet në dyshim, nëse fantazmat dhe zombie-t që shfaqen në film janë të vërteta, apo thjesht pjesë e haluçinacioneve të Jack-ut.