zoom

Aktualitet

57-vjeçari vrau veten brenda komisariatit të Durrësit, reagon Policia: Ra në depresion pas dënimit

Policia e Durrësit ka reaguar pas vetëvrasjes së të riut që punonte si nënkomisar në Policinë atje.

Sipas njoftimit, Arben Pjeçi, 57-vjeç i ka dhënë fund jetës sepse ishte në gjendje depresioni. Gjendj e tij e rënduar lidhej me faktin se pak më herët ai ishte dënuar për ‘plagosje të lehtë’ dhe ky dënim do t’i kushtonte vendin e punës.

Policia është njoftuar nga familjarët pasi viktima nuk përgjigjej në celular. Ata e kanë gjetur të vetëvrarë në zyrën e tij brenda komisariatit.

Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.