zoom

Aktualitet

56-vjeçari hipën në mbikalimin e këmbësorëve në Kamëz dhe tenton të hidhet (Detajet)

Një 56-vjeçar në Kamëz ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet. Policia njofton se 56-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.

“Më datë 23.11.2023, në Kamëz, ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet, shtetasi F. S., 56 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.“- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.