zoom

Bota

52 ditë në robëri, mister fati i foshnjës 10 muajshe që u mor peng nga Hamasi

Mes pengjeve të marra nga Hamasi është edhe një foshnjë vetëm 10 muajshe.

Kfir Bibas u rrëmbye nga shtëpia e tij nga terroristët gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit.

Kfir u mor peng së bashku me vëllanë e tij katërvjeçar Ariel, nënën Shiri dhe babanë i tyre, Yarden, ndërsa zona ku jetonin u shkatërrua dhe shumë mbetën të vrarë.

Por kur kanë kaluar 52 ditë nga rrëmbimi, familjarët e foshnjës thonë se nuk e dinë nëse ai është gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund tja dalë”, tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për “CNN”.

Emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen.